Arbëri

Kundërkorrupsioni identifikon favorizim në një tender infrastrukture në Deçan

Njoftimi për kontratë i publikuar këtë muaj nga Komuna e Deçanit në faqen e saj zyrtare të Prokurimit për tenderimin e projektit për zgjerim dhe rikonstruktim të rrugës lokale nga fshati Prilep deri në fshatin Irzniq nuk i ka shpëtuar llupës së Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Në këtë njoftim, AKK-ja ka gjetur shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), konkretisht pretendimin e favorizimit të ndonjë operatori të caktuar në këtë tender me vlerë të parashikuar për kontratë prej 489 mijë eurosh. Këtë gjetje AKK-ja e ka përfshirë në opinionin e publikuar në faqen e saj zyrtare, me të cilin iu ka drejtuar menaxherit të Zyrës së Prokurimit në Komunën e Deçanit, Xhevdet Ramosaj, që ai t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.

AKK-ja, sipas këtij opinioni, ka konstatuar shkelje ligjore në pjesën e dokumentacionit të publikuar për ofertim në këtë tender, ku potencohen kushtet nga Autoriteti Kontraktues-Komuna e Deçanit për pjesëmarrje të operatorëve në këtë tender. Konkretisht në sy i ka rënë AKK-së kapaciteti teknik dhe profesional i kërkuar me këtë tender, në të cilën pikë është kërkuar që operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka së paku 20 punëtorë të paraqitur në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) secilin vit në tre vjetët e fundit nga publikimi i njoftimit për kontratë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)