Arbëri

“Hidromorava” synon arkëtimin e borxheve me përmbarues në Gjilan

Descriptive Text

Konsumatorët të cilët nuk i kanë paguar faturat e ujit ndaj kompanisë “Hidromorava”, përveçse do të mbesin pa ujë, do të përballen me përmbarues.

“’Hidromorava’ e shtyrë nga borxhet e mëdha të akumuluara nga mospagesa e faturave për shërbime të ujit dhe kanalizimit, përveçse e detyruar t’i shkyçë nga rrjeti i ujësjellësit, lëndët e tyre do të procedohen në përmbarues privatë për procedurë përmbarimore dhe me padi në gjykatë. Të gjithë konsumatorët e saj që kanë përfituar nga Ligji nr. 05/L-043 për faljen e borxheve që nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes, borxhi i tyre do të rikthehet mbrapa sipas nenit 10 të Udhëzimit Administrativ nr. 04/2015”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, Muhamed Suliqi, ka bërë të ditur se disa konsumatorë tashmë janë proceduar tek përmbaruesit

“Një pjesë e tyre u është kthyer borxhi, sepse nëse 3 muaj nuk i është përmbajtur riprogramimit i është kthyer borxhi me automatizëm. Shembull ka pasur borxh 1 mijë euro dhe ka hyrë në riprogramim dhe janë falur 500 euro në kohën kur ka qenë Ligji për faljen e borxheve dhe tash konsumatori i është përmbajtur detyrimeve 1 vit dhe mbas kësaj nuk i është përmbajtur 5 muaj dhe me automatizëm i është kthyer edhe 500 euro, që është falur dhe ka shkuar drejt tek përmbaruesi”, ka thënë ai.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)