Arbëri

Shumica e shkollave në komunën e Kamenicës pa kabinete e pa salla të edukatës fizike

Shumica e shkollave në komunën e Kamenicës funksionojnë pa kabinete të kimisë, biologjisë dhe fizikës dhe një pjesë e shkollave nuk kanë kabinete të informatikës. Në këtë komunë e cila llogaritet se ka mbi 30 shkolla ka probleme edhe me tualetet dhe me higjienën. Gjersa shumica e shkollave nuk kanë salla sportive të brendshme.

Asnjëra nga shkollat nuk ofron qasje për personat me aftësi të kufizuar. Këto të dhëna janë prezantuar nga vet kryetari Qëndron Kastrati i cili i kishte dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që t’i lejohet mbajtja e një referendumi për reformën në arsim e cila parasheh mbylljen e disa shkollave dhe sistemimin e personelit. Kërkesë për referendum që është refuzuar nga KQZ-ja ngase ishte vlerësuar se institucioni në fjalë nuk ka kompetencë për lejimin e mbajtjes së referendumit për çështje të tilla, shkruan sot Koha Ditore.

“15 shkolla nuk kanë kabinete të informatikës, 26 shkolla nuk kanë kabinete të kimisë, biologjisë, fizikës e gjuhëve të huaja, 24 sholla nuk kanë salla sportive të brendshme, 8 shkolla nuk kanë as tualtet funksionale, 11 shkolla nuk kanë mjedis higjienik, 10 shkolla nuk kanë hapësira rekreative. Tetë shkolla nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në rrugë. Dhe asnjë shkollë nuk ka qasje për nxënësit me nevoja të veçanta” kishte potencuar Kastrati në letrën e cila ishte dërguar KQZ-së e cila përmban edhe sqarime tjera për këtë reformë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)