Haliti zgjidhet kryetar i PDK-së në Pejë

Haliti zgjidhet kryetar i PDK-së në Pejë

26 May 2019 18:23

Xhavit Haliti është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Pejë.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti bën me dije se në pas procesit të votimit në Kuvendin zgjedhor, në prani të Komisioni Qendror të zgjedhjeve dhe Komisionit lokal zgjedhor, nga dy kandidatura të parashtruara të kandidatëve për kryetar të degës në Pejë, me shumicë votash, u zgjodh, Xhavit Haliti, po ashtu, u zgjodh edhe Këshilli drejtues dhe delegatët për Konventën qendrore të zgjedhjeve.

Më herët, nga gara është tërhequr Adem Grabovci. Nuk ka dhënë shumë detaje për këtë tërheqje, por ka thënë se do të jetë aty ku është e nevojshme. Kështu në garë, pos Halitit mbeti edhe Sali Lajçi.

Sipas njoftimit të PDK-së, në këtë Kuvend Zgjedhor në emër të kryetarit të partisë, Kadri Veseli, foli Enver Hoxhaj.

“Dekada e Re, ka prioritet mirëqenien e qytetarëve në Pejë dhe kudo në Kosovë. Si shtet i vogël ajo që mund të bëjmë është zhvillimi i ekonomisë dhe rritja e cilësisë së jetës përmes edukimit cilësor, shëndetësisë efikase dhe mjedisit të pastër. Ndërsa, këtë mandat qëllimi ynë është një qeveri e vogël dhe efikase që punon në këtë drejtim”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme