Banorët e Kraishtës së Lipjanit prej vitesh i mirëmbajnë rrugët publike nga xhepi i tyre

Banorët e Kraishtës së Lipjanit prej vitesh i mirëmbajnë rrugët publike nga xhepi i tyre

Agim Ademi Agim Ademi 25 May 2019 10:01

Banorët e fshatit Kraishtë të Komunës së Lipjanit prej vitesh me buxhet vetjak po i mirëmbajnë rrugët publike, derisa, sipas tyre, qeverisja lokale nuk ka ndarë ndonjë pjesë të buxhetit për këtë plan, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët kanë thënë se udhëheqësit e qeverisjes lokale në këtë mënyrë po hakmerren ndaj tyre, sepse nuk i kanë marrë votat e planifikuara në këtë fshat gjatë fushatës zgjedhore.

Madje, të paasfaltuara janë edhe rrugët e lagjeve në të cilat ka familje të dëshmorëve.

Për ta parë më afër gjendjen e këtyre rrugëve, gjatë së premtes, kanë dalë në terren edhe udhëheqësit e subjektit më të madh opozitar, PDK-së, të cilët nëpërmjet një reagimi kanë konstatuar se në këtë fshat nuk është investuar asgjë nga qeverisja e LDK-së.....(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme