Prizreni përfiton 277 mijë euro nga MMPH-ja për ndërtimin e ujësjellësit në Gjonaj Foto: Ilustrim

Prizreni përfiton 277 mijë euro nga MMPH-ja për ndërtimin e ujësjellësit në Gjonaj

25 May 2019 08:24

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Mytaher Haskuka dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin e ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Gjonaj.

Sipas autoriteteve lokale, ky projekt synon përmirësimin e furnizimit me ujë për fshatrat e trevës së Hasit, shkruan sot Koha Ditore.

“Nga kjo marrëveshje, Komuna e Prizrenit sivjet do të përfitojë 277 mijë euro për realizimin e këtij projekti, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e furnizimit me ujë të fshatrave nga rajoni i Hasit”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ndërsa, kryetari Haskuka përmes rrjeteve sociale ka shprehur qëndrimin se “mungesa e ujit të pijes në rajonin e Hasit së shpejti do të jetë problem i së kaluarës”.....(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme