Në Podujevë do të mbyllet për qarkullim rruga “Zahir Pajaziti” për shkak të punimeve Foto: Koha

Në Podujevë do të mbyllet për qarkullim rruga “Zahir Pajaziti” për shkak të punimeve

24 May 2019 11:48

Podujevë, 24 maj - Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga e hëna do të mbyllet një pjesë e rrugës kryesore të qytetit “Zahir Pajaziti” për shkak të punimeve aty. Ndërtimi në zgjerimin e kësaj rruge ka filluar vitin e kaluar me vendosjen e gypave të kanalizimit, kabllove të rrymës dhe sivjet gypi i ujësjellësit.

“Për shkak të zhvillimit të punimeve në ndërtimin dhe zgjerimin e Rrugës ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, nga data 27.05.2019 (e hënë) do të mbyllet për qarkullim pjesa e kësaj rruge, që fillon nga udhëkryqi i rrugës magjistrale te Hotel ‘Besiana’ deri te udhëkryqi i rrugëve ‘Besnik Restelica’ dhe ‘Vëllezërit Frashëri’ (te marketi ‘Interex’)”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës për informim të Komunës së Podujevës, raporton Koha Ditore.

“Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Podujevës njofton qytetarët se për shkak të fillimit të fazave të reja të ndërtimit në Rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, një segment i kësaj rruge nga e hëna (27.05.2019) do të mbyllet qarkullim të automjeteve deri në përfundimin e punimeve”.

Sipas zyrtarëve komunalë, gjatë kësaj faze të realizimit të këtij projekti në këtë segment rrugor do të bëhet largimi i shtresës ekzistuese të asfaltit, gërmimet deri në thellësinë e projektuar, gërmimi i kanaleve tërthore për instalimet e ndryshme, kyçjet tërthore individuale dhe të pusetave të ujëmbledhësve, ndërtimi i trotuarit dhe vendosja e shtresës së asfaltit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme