Gratë kërkojnë përfaqësim edhe në këshillat lokale të lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit Foto: Ilustrim

Gratë kërkojnë përfaqësim edhe në këshillat lokale të lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit

Feim Azemi 24 May 2019 10:28

Zyra për Barazi Gjinore në Gjilan ka inkurajuar gratë që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së këshillave lokalë të lagjeve dhe të fshatrave, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo ngase shumica e këshillave lokalë udhëhiqen nga meshkujt, e cila kuotë sipas tyre duhet të ndryshohet me qëllim që të ketë një rritje të rolit të grave në vendbanimet ku jetojnë.

Lindita Salihu, zyrtare për Barazi Gjinore, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës e njeh mundësinë e barabartë të pjesëmarrjes së burrave dhe grave në jetën institucionale, gjersa edhe Ligji për barazi gjinore ka paraparë edhe kuotat e përfaqësimit gjinor.

Ajo ka deklaruar se gratë duhet të përfaqësohen edhe në këshillat lokalë....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme