Dy këshilltarë braktisin grupin e PDK-së në Kuvendin e Malishevës, bëhen të pavarur

Dy këshilltarë braktisin grupin e PDK-së në Kuvendin e Malishevës, bëhen të pavarur

22 May 2019 15:07

Malishevë, 22 maj - Në mbledhjen e sotshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dy këshilltarë nga radhët e PDK-së, Kastriot Berisha dhe Florentina Zulfaj, publikisht kanë deklaruar se tërhiqen nga grupi i PDK-së dhe se tash e tutje to të veprojnë të pavarur në këtë Kuvend.

“Unë, Kastriot Berisha, si më i votuari në zgjedhjet e fundit nga radhët e PDK-së, dhe Florentina Zulfaj, si femra më votuar në grupin e anëtarëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës, deklarojmë se tërhiqemi nga të qenët pjesë e grupit të PDK-së dhe do të vazhdojmë të veprojmë të pavarur brenda Kuvendit të Komunës së Malishevës. Për arsyet e këtij veprimi opinioni do të njoftohet me kohë, përmes rrjeteve sociale”, ka deklaruar Kastriot Berisha, anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Pas këtij deklarimi Zulfaj e Berisha i kanë ndërruar edhe ulëset në sallën e kuvendit, dhe u ulen prapa ulëseve të pjesës tjetër të anëtarëve të PDK-së.

PDK në Malishevë, në zgjedhjet e fundit lokale, ka fituar nëntë ulëse në Kuvendin e Komunës, duke dalë partia e dytë me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme