“Nëna” sjell në spital foshnjën e porsalindur në shtëpi dhe pastaj ikën

“Nëna” sjell në spital foshnjën e porsalindur në shtëpi dhe pastaj ikën

Ilir Osmanaj 22 May 2019 08:26

Në Repartin e Neonatologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, të hënën pasdite, është braktisur një foshnje e porsalindur parakohshëm, që e kishte sjellë një femër e re, e cila ishte deklaruar si nënë e foshnjës.

Zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti, e ka konfirmuar të martën rastin për “Kohën Ditore”.

“Dje, një grua e re e ka sjellë një foshnje dhe ka deklaruar qe e ka lindur në shtëpi. Pastaj, me pretekstin se po shkon në tualet, ajo ka ikur dhe e ka lënë foshnjën, pa u kontrolluar as vetë nga mjeku”, thotë Sahiti.

Për këtë rast, stafi mjekësor menjëherë e ka lajmëruar policinë, e cila edhe ka nisur hetimet për ta zbuluar edhe identitetin e femrës që e ka sjellë foshnjën, pasi dyshohet se mund të mos ketë qenë nëna e foshnjës, por vetëm e ka sjellë atë foshnje në spital.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme