Prizreni me 70 mijë euro planifikon trajtimin e 2 mijë qenve endacakë

Prizreni me 70 mijë euro planifikon trajtimin e 2 mijë qenve endacakë

22 May 2019 11:31

Komuna e Prizrenit gjatë 24 muajve të ardhshëm ka planifikuar trajtimin e 2 mijë qenve endacakë. Vlera e kontratës së nënshkruar për këtë qëllim është afër 69 mijë euro. Me këtë rast Komuna e Prizrenit, të hënën, përmes një njoftimi, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për raportimin e qenve të patrajtuar.

“Pas trajtimit të rreth 800 qenve endacakë nga Komuna e Prizrenit vitin e kaluar, është paraparë që të trajtohen edhe 2000 qen të tjerë. Komuna e Prizrenit ka kontraktuar sërish një kompani për trajtimin e qenve endacakë, e cila do të jetë e angazhuar për dy vjetët e ardhshëm për kapjen e tyre, trajtimin, duke përfshirë sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin, përkujdesjen në qendrën e trajtimit dhe në rast të konstatimit për gjendjen e mirë shëndetësore edhe lëshimin në vendin ku janë kapur”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

Aty theksohet se trajtimi i qenve endacakë ka për qëllim kujdesin mjekësor dhe mbajtjen nën kontroll të shtimit të tyre, duke shërbyer në dobi të qytetarëve por edhe të vetë këtyre qenve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme