KQZ-ja refuzon kërkesën e Kastratit për referendum

KQZ-ja refuzon kërkesën e Kastratit për referendum

Feim Azemi 22 May 2019 08:13

Komisioni Qendror Zgjedhor e ka refuzuar në parim kërkesën e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, të bërë vetëm një ditë më parë, për lejimin e mbajtjes së një referendumi qytetar në lidhje me reformat në arsim.

Kjo reformë, siç e ka paraqitur ai publikisht, përfshin fuzionimin e afro gjysmës së shkollave të komunës, si dhe mbetjen pa vende pune të afro 200 mësimdhënësve klasorë dhe lëndëve të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu, Kastrati ia ka adresuar të hënën një kërkesë KQZ-së që t’i lejohet organizimi i një referendumi përmes të cilit, sipas tij, qytetarëve do t’iu mundësohet votimi për reformën në sektorin e arsimit, me të cilën reformë parashihet mbyllja e disa shkollave që kanë numër të vogël të nxënësve dhe zgjidhja e problemit që kanë me mësimdhënësit që konsiderohen tepricë.

Mirëpo kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se nuk kanë kompetenca ligjore që të organizojnë një referendum të tillë.

Megjithatë, ajo ka thënë se do të trajtojnë këtë kërkesë dhe kryetari Kastrati do të ketë përgjigjen nga ky institucion.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme