Kamenica në kërkim të reformës së thellë në arsim, pret dritën jeshile për referendum

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 21 May 2019 20:36

Shkolla e mesme e ulët “Fan Stilian Noli” e Kamenicës nga viti në vit po zbrazet.

Mesatarisht nga një paralele me nxënës kjo shkollë e humb për çdo vit.

Kjo shkaku i shpërnguljes gjithnjë e më shumë të familjeve nga zonat rurale në ato urbane dhe në vendet perëndimore, raporton KTV.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve po i shqetëson drejtuesit e kësaj shkolle.

Por, duke u zvogëluar numri i nxënësve ka bërë që të ketë më shumë mësimdhënës sesa nxënës në disa shkolla të kësaj komune.

Kjo është vetëm një e gjetur pas analizimit të gjendjes në terren, proces, i cili ka rezultuar se cilësia në arsim në Kamenicë është tejet e ulët.

E për të përmirësuar këtë gjendje, kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, ka nisur reformat në këtë sektor dhe për këtë janë propozuar disa masa.

Kastrati ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të organizojë mbajtjen e një referendumi për ta marrë edhe mendimin e qytetarëve për reformat që pritet t’i bëjë.

Qytetarët e mirëpresin këtë veprim të kryetarit dhe thonë se do t’i përgjigjen referendumit, nëse ai lejohet.

Ndërsa, KQZ-ja gjatë mbledhjes të së martës ka vendosur që për këtë çështje të marrë një vendim Zyra ligjore e këtij institucioni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme