Ndërpritet furnizimi me ujë i pjesës veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit

Ndërpritet furnizimi me ujë i pjesës veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit

20 May 2019 14:45

Sot në mëngjes, pak pas orës tetë, është ndërprerë furnizimi me ujë i pjesës veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Sipas portalit KoSSev, në gjuhën serbe, nga Mitrovica, nuk dihen arsyet e kësaj ndërprerjeje, por se "ndërprerja ka ndodhur në pjesën jugore të Mitrovicës". Lajmin për ndërprerjen e ujit këtij portali ia ka konfirmuar drejtori i Ujësjellësit "Ibri" („Vodovod Ibar“), Miodrag Raliq, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme