Arbëri

Fshatrat e Suharekës cak i hajnave

Kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se qytetarët janë ankuar për rastet e vjedhjeve dhe thyerjeve të shtëpive nëpër fshatrat e kësaj komune.

Sipas tij, banorët e këtyre lokaliteteve kanë adresuar shqetësimet përmes mesazheve, me ç’rast kanë theksuar se e tërë kjo ka krijuar ndjenjën e pasigurisë tek ta, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë arsye, Muharremaj ka kërkuar që organet përgjegjëse të sigurisë të angazhohen më tepër në parandalimin e kësaj dukurie.

Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë Rajonale të Prizrenit kanë theksuar se janë duke ndërmarrë masa për zbardhjen e këtyre rasteve dhe kapjen e kryesve të veprave penale.

Ndërkaq, në takimin e radhës për koordinimin lokal të sigurisë është bërë e ditur se gjatë javës kanë ndodhur 5 raste të vjedhjeve...(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)