Skenderaj mbështetet në 7 projekte kapitale nga Ministria e Mjedisit

Skenderaj mbështetet në 7 projekte kapitale nga Ministria e Mjedisit

15 May 2019 21:24

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, për financim të realizimit të 7 projekteve kapitale për komunën e Skenderajt, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja.

“Me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit, për financim të realizimit të 7 projekteve kapitale për komunën tonë, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai thotë se projektet kanë të bëjnë me vazhdimin e punëve në rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”, deri në Klinë, për të vazhduar në faza të mëvonshme deri në Kuqicë; si dhe projekte të rregullimit dhe mirëmbajtjes së lumenjve tjerë.

të intervenohet edhe në sistemin e ujërave të zeza, me rregullimin e kanalizimeve nëpër bashkësi lokale, për të vazhduar gjatë këtij viti me punë edhe në fusha të tjera, që pa asnjë dyshim do të ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor na presin në të ardhmen edhe projekte të tjera, në interes të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme