Arbëri

VV-ja e cilëson të dobët programin e banimit 2019-2021

Descriptive Text

Zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë nuk “ua ka mbushur syrin” Programi trevjeçar i banimit në këtë komunë për vitet 2019-2021. Këshilltari i kësaj partie, Vendenis Lahu, ka thënë se ky dokument më shumë është shprehje dëshire sesa që ofron një zgjidhje për këtë çështje. Sipas tij, komunarët nuk janë angazhuar aspak për krijimin dhe implementimin e politikave të banimit dhe si rrjedhojë komplet ky sektor është zhvilluar në mënyrë stihike.

“Ky program trevjeçar më shumë është një përshkrim i problemeve dhe më shumë i ngjan një teksti të shprehur në formë dëshire për rregullimin e këtyre çështjeve sesa ndonjë dokumenti politik me plan veprimi për realizimin e objektivave të shprehura. Problemi i banimit në Komunën e Besianës ndërlidhet në shumë aspekte me: 1. Mungesa e planeve urbanistike për territorin e Komunës së Besianës; 2. Shkatërrimi i tokës bujqësore nga ndërtimet e pakontrolluara; 3. Mungesa e shërbimeve publike në lagjet dhe fshatar që vjen shumë si rezultat i mungesës së planifikimit”, ka thënë Vendenis Lahu për dokumentin që ka dalë në dëgjim publik.

Këshilltari i VV-së thotë se komunës i nevojitet një plan zhvillimor urban që do t’i adresonte problemet e banimit dhe marrjen e të gjitha veprimeve të duhura për zbatimin e këtij plani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)