Arbëri

Dështon menaxhimi i tregut në Dardani të Ferizajt

Banorët e fshatit Dardani të Komunës së Ferizajt prej më shumë se dy vjet po përballen nga mbeturinat që grumbullohen çdo të diele nga tregu i kafshëve, i cili njëkohësisht shfrytëzohet edhe si treg i gjelbër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për mirëmbajtjen e kësaj hapësire publike janë kompetente ndërmarrja publike “Ambienti” dhe Komuna, por aktualisht kjo hapësirë nuk pastrohet nga askush.

Sipas banorëve, kjo kompani përveç arkëtimit të buxhetit në këtë treg nuk po e bën edhe pastrimin e tij.

Rreth kësaj çështjeje banorët e këtij fshati janë ankuar disa herë në komunë dhe te kompania përgjegjëse “Ambienti”, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato. Po ashtu rreth kësaj çështjeje është angazhuar disa herë edhe Xhevat Sallahu, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)