Arbëri

PDK: Fushë-Kosova jashtëligjshëm ka grabitur 33 hektarë pronë shoqërore

Descriptive Text

Zyrtarët e Partisë Demokratike në Fushë-Kosovë (PDK) kanë akuzuar pushtetin e kësaj komune se ka grabitur 33 hektarë pronë shoqërore në fshatin Miradi e Epërme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një konferencë për media, kryetari i sapozgjedhur i kësaj partie, Rrahim Tërnava, ka thënë se në pronë hisedarë janë bërë edhe zyrtarët komunalë dhe po ashtu banorë të Komunës së Graçanicës.

“Komuna e Fushë-Kosovës në kundërshtim me çdo të drejtë dhe ligj ka grabitur 33 hektarë pronë shoqërore të fshatit Miradi e Epërme dhe ua ka ndarë qytetarëve të fshatrave përreth, dhe fshatit Batus nga Komuna e Graçanicës për t’i kompensuar tokat që u janë marrë këtyre vendbanimeve për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica. Paradoksi më i madh i gjithë kësaj është se Batusa është vendbanim në Komunën e Graçanicës, ndërkaq serbëve të atjeshëm u është ndarë tokë në Miradi të Epërme në formë kompensimi”, ka thënë gjatë kësaj konference, Rrahim Tërnava.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)