Arbëri

Ministria e Mjedisit investon në Ranillug 100 mijë euro për parandalim të vërshimeve

Descriptive Text

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq, sot kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë rrjedhave”.

Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në shumën e tërësishme në vlerë prej 100 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

Ministri Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është parandalimi i vërshimeve në komunën e Ranillugut.

Ndërsa kryetari i komunës së Ranillugut, Vlladica Aritonoviq, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje në projektin “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë rrjedhave”.