Arbëri

Vehapi viziton punimet në kubëzimin e rrugëve në Krushë të Madhe dhe Brestoc

Vazhdojnë punimet në kubëzimin e rrugëve në fshatrat Krushë e Madhe dhe Brestoc të Komunës së Rahovecit, ndërkaq këto punime nga afër i ka parë Idriz Vehapi, kryetar i Komunës i shoqëruar nga Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Banorët e fshatrave Krushë e Madhe dhe Brestoc, sipas njoftimit për media të Komunës së Rahovecit, e kanë falënderuar Kryetarin që përmes realizimit të këtyre projekteve kapitale në infrastrukturë dhe në projekte të tjera, po ua lehtëson lëvizjen e tyre, pasi që infrastruktura rrugore vërtet kanë qenë në një gjendje jo të mirë.

Nga ana e tij, Vehapi, në bisedat të cilat i kishte me banorët e të dy fshatrave, u tha atyre se si qeverisje komunale, nga buxheti komunal në vazhdimësi janë duke bërë investime kapitale në infrastrukturë rrugore.

“Investime në të mirë të banorëve, të fshatrave Krushë e Madhe, Brestoc dhe në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, do të ketë në vazhdimësi pasi që këto janë të parapara edhe me planifikimin e buxhetit për vitin 2017”, tha ai.