Arbëri

Bahtiri rizgjidhet kryetar i degës së AKR-së në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është zgjedhur kryetarë i degës së AKR-së në Mitrovicë edhe për një mandat.

I pari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, tha se qeverisja e AKR-së në Mitrovicë, në krye me Bahtirin ju ka shërbyer me dinjitet qytetarëve të Mitrovicës.

“Mitrovica po lulëzon falë vullnetit te mirë të tij” tha Pacolli duke nënvizuar projektet dhe nismat të cilat janë realizuar përmes punës së palodhshme të të parit të Mitrovicës.

Tutje Pacolli theksoi se Kosova para se gjithash vazhdon të jetë kauza me e madhe për të gjithë përfaqësuesit e AKR-së.

Me një fjalë rasti kryetari i AKR-së në Mitrovicë, Agim Bahtiri bëri thirrje që ta dëshmojnë edhe njëherë që puna e kontributi i AKR-së janë të duhurat për Mitrovicën.

“Po punojmë me duar te pastra, me ndërgjegje të plotë për të ofruar mirëqenie për të gjithë qytetarët e Mitrovicës pa dallim” u shpreh Bahtiri, thuhet në një njoftim për medie.

Bahtiri mes tjerash përmendi disa nga investimet e mëdha që janë bërë në Mitrovicë gjatë mandatit të AKR-së.

Ai shtoi se Aleanca Kosova e Re vazhdon të mbrojë vlerat liberale ku interesi i qytetareve dhe transparenca do të jenë prioritet edhe në të ardhmen.