Arbëri

Disa fshatra të Shtimes me ndërprerje të energjisë deri në dhjetë orë

Descriptive Text

Banorët e fshatrave malore, si: Belinc, Rancë, Llanishtë, Dugë, Carralevë, Pjetershticë dhe Karaçic të Komunës së Shtimes gjatë muajve të fundit po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, që zgjasin edhe nga dhjetë orë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas banorëve, sa herë që përkeqësohet moti paraqiten defekte në rrjetin e energjisë, në të cilin nuk është investuar që nga paslufta.

Rreth kësaj çështjeje banorët janë ankuar disa herë tek zyrat e KEDS-it në Shtime, mirëpo përveç premtimeve verbale për investime, deri tashti nuk ka lëvizur asgjë konkrete rreth kësaj çështjeje.

Po ashtu banorët po ndihen të rrezikuar nga vjetërsia e shtyllave nga druri, që janë vendosur 30 vjet më parë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)