Arbëri

Rritet interesimi për kultivimin e arrës në rajonin e Pejës

Në territorin e Komunës së Pejës është rritur interesimi i fermerëve për ngritjen e plantacioneve të mbjella me arra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtoria e Bujqësisë në Pejë ka shpërndarë 2 mijë 500 fidanë të arrave. Nga ky projekt i financuar, prej kësaj drejtorie kanë përfituar 17 fermerë të kësaj komune, të cilët, përveç furnizimit me fidanë, janë informuar edhe për mënyrën e kultivimit, si dhe kujdesin pas kultivimit.

Kushti i përfitimit të fidanëve ka qenë se secili fermerë është dashtë të ketë së paku një hektar tokë në pronësi familjare dhe toka të ketë ujitje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)