Arbëri

UNMIK-u “i panevojshëm” riaktivizohet në Gjilan

Descriptive Text

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka nisur aktivitetin e saj diplomatik për t`i dhënë fund misionit të UNMIK-ut në Kosovë, por kjo s`e ka penguar Komitetin për Komunitetet të Gjilanit që një takim të tij ta zhvillojë në selinë e këtij misioni në Prishtinë.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se ky mision është i panevojshëm, ndaj duhet fillimisht të reduktohet e më pas të largohet nga Kosova, shkruan sot “Koha Ditore”. Ky mision së fundi ka kërkuar që buxheti i tij të rritet për 8 për qind.

Ministria e Jashtme ka vlerësuar se UNMIK-u është kthyer në një instrument të Serbisë dhe të Rusisë, si dhe disa zyrtarë të tij, sidomos në pjesën veriore të Kosovës, janë përdorur për qëllime të tjera.

Por, ky mision brenda 2 muajve ka zhvilluar 2 takime me përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit. Kështu kryetari i Komunës së Gjilanit, në mars, kishte pritur përfaqësuesin e këtij misioni, Zahir Tanin, ndërsa në muajin prill Komiteti për Komunitete i Gjilanit kishte vizituar selinë e UNMIK-ut në Prishtinë.

Mirëpo, këto takime me UNMIK-un nuk paraqesin problem për kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.