Arbëri

Kushtet ekonomike dhe migrimi përgjysmojnë numrin e lindjeve në Pejë

Trendi i lindjeve në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në të cilin lindin kryesisht nënat nga Komuna e Pejës, Istogut, Deçanit dhe Klinës, ka shënuar rënie edhe gjatë vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2018 në këtë spital kanë lindur 1 mijë e 937 foshnja, që krahasuar me vitin paraprak dallon për 150 foshnja më pak të lindura. “Vazhdimisht ka rënie të lindjes në Spitalin e Pejës. Kemi çdo vit pothuajse deri në 200 lindje më pak dhe kjo është shumë shqetësuese”, thotë drejtori i Spitalit në Pejë, Skënder Dreshaj, që është gjinekolog me profesion. Ai tregon se në vitin 2016 kanë qenë 2 mijë e 250 lindje, ndërsa vitin 2017 në këtë spital janë regjistruar 2 mijë e 65 lindje, shkruan sot Koha Ditore.

Dallimi i numrit të lindjeve kur krahasohen me vitin e parë të pasluftës e deri në fund të vitit të kaluar, sipas tij është tepër i madh. Një e dhënë e vetme tregon sa shumë ka rënë numri i fëmijëve të lindur në këtë rajon. Në vitin 2000 në këtë spital kanë lindur 3 mijë e 389 fëmijë, derisa në vitin 2018 kanë lindur 1 mijë e 452 fëmijë më pak.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)