Arbëri

Inspektorati e kompania “Pastrimi” pastrojnë hapësirat publike në Lipjan

Foto: Koha

Inspektorati i Komunës së Lipjanit gjatë së dielës ka shqyrtuar kërkesat e banorëve në qendër të qytetit të Lipjanit për pastrimin e shesheve dhe hapësirave publike me shtypje të ujit.

Ekipet e kompanisë “Pastrimi” gjatë orëve të vona kanë pastruar edhe hapësirat publike pranë kompleksit banesore “Eurokos” në qendër të qytetit, raporton “Koha Ditore”.

{gallery}

Imer Rrustemi drejtor i inspektoratit në komunën e Lipjanit ka thënë se inspektorët janë vazhdimisht në shërbim të qytetarëve gjatë 24 orëve, andaj kërkesat e tyre shqyrtohen brenda ditës.

Nga ana tjetër edhe banorët e Lipjanit janë ndarë të kënaqur me pastrimin e hapësirave publike duke shprehur mirënjohje për kompaninë “Pastrimi” dhe inspektoratin për shqyrtim të kërkesave.