Arbëri

Rahovecianët që i frikësohen një tragjedie

Muri i një ndërtese kolektive në qendër të Rahovecit ka vënë në alarm banorët pasi rrezikon të shembet, raporton KTV.

Dhjetëra familje që jetojnë në këtë ndërtesë, i frikësohen ndonjë tragjedie të mundshme, pasi kulmi i ndërtesës është i shkatërruar.
Në mënyrë të organizuar, ata që disa vite janë ankuar në organet komunale së fundi, kanë dorëzuar edhe një peticion me nënshkrimet e banorëve, duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Drejtori i Urbanizmit në Rahovec, Fehmi Hoxha, ka thënë se do t’u bëhet zgjidhje banorëve, por për këtë gjendje ai e ka bërë fajtor qeverisjen e kaluar.

Ndërkaq, projekti i kalaveshit të rrushit, që është simbol i qytetit të Rahovecit, i ka kushtuar mbi 8 mijë euro komunës.