Arbëri

Komuna e Prizrenit paralajmëron pagesën e borxheve për shpenzimet e varrimit

Descriptive Text

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se pagesat e shpenzimeve të varrimit për 500 raste, që nuk ishin kompensuar gjatë vitit 2018, do të ekzekutohen brenda pak ditëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, kërkesa është dërguar në nivelin qendror dhe se shumë shpejt pritet që të ekzekutohen pagesat.

“Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke pasur parasysh pyetjet e shumta nga qytetarët në lidhje me çështjen e pagesës së shpenzimeve të varrimit, njofton opinionin publik se kërkesa tashmë është dërguar në Thesar nga ana e Drejtorisë dhe se shumë shpejt pritet të realizohen edhe pagesat. Sipas kësaj, varësisht nga procedurat, brenda 2-3 dite pritet që të realizohen pagesat e 513 familjeve për shpenzimet e varrimit”, shkruan në njoftimin e Komunës së Prizrenit për çështjen e pagesës së shpenzimeve të varrimit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)