Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka mbajtur sot konferencë për media, në të cilën drejtori i saj, Agim Zuzaku, ka paraqitur punën e bërë gjatë tremujorit të parë për vitin 2017, të arriturat, sfidat, angazhimet në projekte dhe programe konkrete si dhe funksionalizimin në tërësi të Ndërmarrjen Publike Lokale “Tregu”, duke e regjistruar tani më edhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, njofton kumtesa komunale transmeton Koha.net.
Zuzaku ka thënë se gjithçka është bërë konform përgjegjësive që ka Komuna e Gjilanit në bazë të ligjit për themelimin e ndërmarrjeve publike.
“Qëllimi i themelimit të NPL ”Tregu” është funksionalizimi i të gjitha tregjeve që operojnë në Komunën e Gjilanit, duke i vënë nën një ombrellë të vetme për një menaxhim më efikas. Jemi në pritje të hartimit të planit ideor më të mirë për tregun e gjelbër në mënyrë që Komuna të investoj dhe të krijoj kushte më të mira si për tregtarë, po ashtu edhe për konsumatorë. Kjo ndërmarrje gjatë të ardhmes, gjithashtu, do të marrë nën menaxhim edhe tregun e kafshëve dhe të automjeteve dhe krijimin e mini-tregjeve të vogla nëpër zonat më të populluara”, ka thënë drejtori Zuzaku.
Gjatë këtyre tre muajve siç ka thënë Zuzaku, gjithashtu është drejtuar fokusi te projektet kapitale të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjilanit përmes Partneritetit Publiko Privat, duke realizuar disa studime për PPP.
-
2 maj 2017 18:44
-
Shpërndaje në: