Përsëri ngordhje masive e peshqve në lumin Mirusha

Përsëri ngordhje masive e peshqve në lumin Mirusha

25 April 2019 17:45

Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit Mirusha, përkatësisht në kanionin dhe Ujëvarat e Mirushës, njofton kumtesa komunale.

Sasia e peshkut të ngordhur duke të jetë mjaftë e madhe, përderisa nuk dihen shkaqet e kësaj këtij incidenti.

Me të marrë informacionin për ngordhjen masive të peshkut në pjesën e Ujëvarave të Mirushës, në vendngjarje kanë dalë inspektorët komunal të Malishevës, njësitë policore dhe shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”, transmeton Koha.net.

Inspektorët komunal, kanë marrë mostrat e ujit dhe të peshkut, ndërsa lidhur me rastin janë njoftuar edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht inspektorët e departamentit të ujërave.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngordhjes së peshkut, ndërsa dhjetë muaj më parë, por në pjesën e epërme të rrjedhës së lumit Mirusha, kishte ndodhur një ngordhje masive e peshkut.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme