Arbëri

Dështon funksionalizimi i çerdhes dhe i ambulancës në Kllokot

Descriptive Text

Qeverisja komunale e Kllokotit nuk ka arritur që të funksionalizojë ambulancën në fshatin Mogillë, së cilës i mungojnë inventari dhe stafi mjekësor. E pafunksionalizuar ka mbetur edhe çerdhja për fëmijë. Nënkryetarja për komunitete në Komunën e Kllokotit, Selvie Rexhepi, ka thënë se mosfunksionalizimin e ambulancës në fshatin Mogillë e ka adresuar edhe tek Ministria e Shëndetësisë, mirëpo nuk ka marrë përgjigje pozitive. Sipas saj, me buxhet komunal për këtë vit nuk është paraparë të funksionalizohen këto dy institucione.

“Në këtë ambulancë mungojnë inventari dhe stafi mjekësor dhe të njëjtën gjendje e kemi edhe me çerdhen në Kllokot, e cila nuk është funksionale, sepse nuk ka staf dhe dihet se për stafin buxheti ndahet nga grandi qeveritar për të ardhura. Dhe me këtë buxhet për këtë vit nuk jam ndarë e kënaqur dhe kështu këto dy institucione mbesin të pafunksionalizuara. Kam ardhur në muajin e tretë dhe buxheti komunal është planifikuar më herët dhe është miratuar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, bojkoti i komunitetit serb në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011 u ka kushtuar me ndarjen më të vogël të buxhetit, ngase Qeveria e Kosovës ndan buxhetin në proporcion me numrin e banorëve.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")