Automjetet zyrtare i “djegin” mbi 50 mijë euro derivate për një vit

Automjetet zyrtare i “djegin” mbi 50 mijë euro derivate për një vit

Nexhat Tovërlani 25 April 2019 10:29

Komunarët e Podujevës, në bazë të raportit financiar për vitin 2018, shihet se vetëm për derivate kanë harxhuar 53 mijë e 187 euro. Regjistrimi i këtyre automjeteve u ka kushtuar 6 mijë e 980 euro, sigurimi i tyre 4 mijë e 354 euro, ndërsa mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve zyrtare 35 mijë e 890 euro.

E që në total këto shpenzime arrijnë shifrën e 100 mijë e 411 euro. Rreth 8 mijë euro Komuna e Podujevës i ka harxhuar edhe për udhëtime zyrtare jashtë vendit. Sipas të njëjtit raport, për mëditje të udhëtimeve zyrtare brenda vendit komunarët i kanë shpenzuar për një vit 365 euro, pastaj për shpenzime të udhëtimeve zyrtare jashtë vend 3 mijë e 665 euro, mëditje të udhëtimeve zyrtare jashtë vendi 3 mijë e 483 euro dhe akomodimi i udhëtimeve zyrtare jashtë vendi 552 euro, shkruan sot Koha Ditore.

Në total janë 8 mijë e 65 euro. Zyrtarët komunalë gjatë vitit të kaluar i kanë harxhuar edhe 2 mijë e 886 euro për dreka zyrtare. E shifra më të mëdha janë për shërbime publike. Gjatë vitit 2018, Komunës së Podujevës rryma i ka kushtuar 174 mijë e 252 euro, uji 84 mijë e 446 euro, mbeturinat 52 mijë e 261 euro dhe shpenzime telefonike 10 mijë e 209 euro. Sa gjysma e tyre janë edhe shpenzimet e telefonisë mobile (5 mijë e 632 euro).

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme