Arbëri

Gjobiten kompanitë ndërtimore për mbeturinat inerte në Shtime

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspektorati në kuadër të aksionit për mirëmbajtjen e hapësirave publike, kanë shqiptuar gjoba mandatore për kompanitë ndërtimore që kanë hedhur mbeturina inerte.

Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka thënë se gjatë aksionit janë dënuar dy kompani ndërtimore me nga 250 euro për hedhje të mbeturinave inerte dhe shkelje të Rregullores për Shërbime publike komunale, shkruan sot Koha Ditore.

“Po ashtu, kemi dënuar edhe dy qytetarë me nga 100 euro për hedhje të mbeturinave të amvisërisë në hapësira të ndaluara, të cilët kanë shkelur udhëzimet administrative 06-2018 për mbrojtjen e mjedisit. Po ashtu, gjatë aksionit ia kemi ndaluar punimet KEDS-it gjatë shtrirjes së rrjetit elektrik dhe gjatë vendosjes së ormanëve për vendosjen e orëve, sepse punimet e tyre nuk janë duke u zhvilluar sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi”, ka thënë Sherifi. Sipas tij, KEDS-i pas finalizimit të punimeve të veta nuk po e kthen në gjendjen e mëparshme infrastrukturën publike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)