Qendra për informim të vizitorëve në Deçan, peng i punësimit të dy vetave

Qendra për informim të vizitorëve në Deçan, peng i punësimit të dy vetave

Ilir Osmanaj 24 April 2019 09:32

Kanë kaluar gati dy vjet prej që është ndërtuar objekti për Qendrën Informative për Turizëm në Deçan, në kuadër të projektit të financuar nga Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë, për turizmin rural dhe zhvillim ekonomik në zonat ndërkufitare Kosovë-Mali i Zi, por dyert e tij ende janë të mbyllura, pavarësisht se objekti është i gatshëm.

Kjo qendër informative për turizmin deçanas, e cila ka qenë nevojë e kamotshme për Deçanin, ka pasur të hapej verën e vitit 2017. Si arsyetime të para për zvarritjen e hapjes së saj, Komuna kishe dhënë më herët disa probleme të papritura, që janë shfaqur pas ndërtimit të objektit, ndër to edhe shembja e dheut prapa objektit, i cili gati që nuk e kishte zënë objektin ndër, shkruan sot Koha Ditore.

Por tek në pranverën e vitit të kaluar Komuna kishte filluar punimet për largimin e dheut dhe në ndërtimin e murit mbrojtës prapa këtij objekti, i cili ishte ndërtuar në atë lokacion pa asnjë studim paraprak të fizibilitetit. Në fakt, ai objekt nuk ka pasur fare të ndërtohet në atë vend, anën e majtë të rrugës që shpie për në Manastirin e Deçanit, por në lokacionin e ndarë anën tjetër, poshtë rrugës, afër kompleksit të ndërtesave për banim kolektiv.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme