Formohet një komision për të verifikuar gjendjen e ish-hotel Adriatikut Foto: Ilustrim

Formohet një komision për të verifikuar gjendjen e ish-hotel Adriatikut

23 April 2019 12:00

Bordi i drejtorëve në komunën e Mitrovicës ka formuar një komision për verifikimin e gjendjes faktike në ish-hotelin “Adriatiku”, një pjesë e së cilit u shemb të hënën duke shkaktuar vdekjen e një punëtori.

Në një njoftim nga komuna, bëhet e ditur se ky komision do të përbëhet nga zyrtarët komunalë të Drejtorisë së Inspeksionit, Drejtorisë së Urbanizmit dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Ky komision komunal obligohet që pas kryerjes së punës të përpilojë raport me shkrim lidhur me gjendjen faktike të objektit dhe të sugjerojë për veprimet konkretë që duhet të ndërmerren, i cili më tutje do tu dërgohet organeve kompetente të sigurisë”, thuhet në njoftim.

E marta është shpallur ditë zie në këtë komunë për shkak të vdekjes së të riut.

Dje drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, kishte deklaruar se punëkryesi s’kishte leje për punë. Punëkryerësi dhe punëdhënësi janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme