Komuna dhe banorët e Pejës pa informata për projektin e bulevardit

Komuna dhe banorët e Pejës pa informata për projektin e bulevardit

Ilir Osmanaj 23 April 2019 12:31

Ka dy javë që në punishten e ndërtimit të bulevardit te Stacioni i Trenit në Pejë nuk shihen çdo ditë punëtorët e operatorit të kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, si financues i projektit “Bulevardi i gjelbër”, në vlerë prej 1.3 milionë eurosh, i cili parasheh riorganizimin e rrugës dhe trotuareve në atë zonë të qytetit, ku më herët ishte rruga e vjetër transitore.

Për moszhvillimin e punimeve në këtë projekt të projektuar nga ekspertë të mobilitetit nga Universiteti i Antverpenit të Belgjikës dhe i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Pejës, në Komunën e Pejës pohojnë se nuk kanë kurrfarë informata nga askush dhe nuk e dinë nëse po punohet apo jo.

“Ministria e realizon këtë projekt. Komuna e Pejës nuk ka qasje në këtë projekt dhe nuk është e informuar zyrtarisht për asgjë nga Ministria. Ne si komunë nuk kemi lidhje me realizimin e projektit dhe që të mundë të tregojmë diçka. Ministria duhet me na informua neve si komunë, pasi ne nuk kemi kurrfarë informacionesh nga Ministria se a janë duke punuar apo jo”, thotë zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme