Kuvendi i Prizrenit ende pa komisione ndihmëse

Kuvendi i Prizrenit ende pa komisione ndihmëse

Fisnik Minci 23 April 2019 08:25

Kuvendi i Komunës së Prizrenit nuk ka themeluar komisione shtesë për mbikëqyrjen e punës së drejtorive të ekzekutivit komunal. Thirrjet për krijimin e komiteteve, komisioneve apo trupave punuese jo-obliguese nuk kanë munguar në seancat e KK-së, me arsyetimin se ato mundësojnë kontrollin e ndërlidhjen më të mirë me punën e ekzekutivit.

Madje në seancën e mbajtur në fund të marsit, kjo çështje ishte paraparë që të shqyrtohej nga KK-ja, por gjatë caktimit të agjendës me pajtimin e shefave të grupeve të këshilltarëve ishte hequr nga rendi i ditës dhe ishte shtyrë për mbledhjen e radhës së KK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Mbledhja e ardhshme e KK-së së Prizrenit është konvokuar për të enjten, më datë 25 prill 2019. Por në rend dite nuk figuron propozim-vendimi për themelimin e komiteteve, komisioneve dhe trupave punuese jo-obliguese të Kuvendit të Komunës.

Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së opozitare, Simir Krasniqi, ka theksuar se që prej seancës së fundit, të mbajtur në fund të marsit, nuk ka marrë ftesë për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme