Sot ditë zie në Mitrovicë

Sot ditë zie në Mitrovicë

23 April 2019 08:04

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shpallur të martën ditë zie në këtë qytet në shenjë nderimi dhe dhimbjeje për vdekjen e një të riu që vdiq si pasojë e shembjes së një pjese të ish-hotelit Adriatik.

Një 27-vjeçar u nxor nga gërmadhat në orët e para të së martës, pas më shumë se gjashtë orësh kërkimesh.

Gjendet pa shenja jete punëtori që u zu nga shembja e ish-hotelit Adriatik

Menjëherë pas nxjerrjes së trupit të tij, Bahtiri përmes Facebookut ka bërë të ditur se e ka shpallur të martën ditë zie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme