Të rinjtë gjakovarë pastrojnë Shkugëzen

Të rinjtë gjakovarë pastrojnë Shkugëzen

20 April 2019 14:36

Mbi 300 të rinj e të reja kanë marrë pjesë sot në aksionin për pastrimin e parkut të Shkugëzes, aktivitet ky i organizuar nga Komuna e Gjakovës dhe shoqëria civile.

Pjesë e grupit të madh të pastrimit ka qenë edhe kryetari i komunës Ardian Gjini, i cili ka thënë se është i kënaqur me faktin se në Gjakovë është rritur entuziazmi i qytetarëve për të marrë pjesë në aksione të tilla të pastrimit, por gjithsesi ka kërkuar që krahas kësaj të ketë më shumë vëmendje për mbrojtje të ambientit edhe duke mos hedhur mbeturina apo duke denoncuar ata që hedhin.

Sipas kryetarit Gjini nëse një trend i tillë i pastrimit dhe mos hedhjes së mbeturinave vazhdon edhe në të ardhmen, shumë shpejtë Gjakova do të jetë qyteti më i pastër, jo vetëm në Kosovë.

Aksione të tilla për pastrimin e lokacioneve të ndryshme në komunën e Gjakovës do të organizohen edhe ditëve në vazhdim. KsP

Komentet

Shto koment

Të ngjashme