Arbëri

Kryetari i Gjilanit kërkon emblemë me elemente kombëtare

Descriptive Text

Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, nuk i pëlqen më emblema e cila prezanton qytetin dhe qytetarët e saj. Ndaj dëshiron ndryshimin e saj, meqë pëlqen që të reflektohet karakteri etnik i popullatës shumicë që në fakt është komuniteti shqiptar.

Ai ka deklaruar se në Kuvendin Komunal, do të procedojë iniciativën për ndryshimin e emblemës, por fillimisht duhet që të arrihet një pajtueshmëri me partitë politike në këtë komunë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Thotë se në kohën kur Kosovën e administronte UNMIK-u nuk ishte lejuar që të krijohej një emblemë, e cila do të paraqiste dëshirat e komunitetit shumicë për shkak të rrethanave politike të asaj kohe.

Ndërkaq, emblema e Gjilanit, e cila ishte krijuar në pajtim me UNMIK-un në fakt paraqet Kullën e Sahatit, në Gjilan, e cila supozohet se ka ekzistuar deri në vitin 1923 dhe ndërtesa e banimit kolektiv, e cila gjendet në qendër të qytetit i njohur si “Soliteri” që ishte ndërtuar në periudhën e ish-regjimit jugosllav dhe një plis i vogël, i cili gjendet në këtë emblemë.

Por partitë opozitare në këtë komunë akuzojnë kreun e Gjilanit se është duke bërë lojëra politike. Mirëpo ata nuk janë shprehur kundër, ose pro ndryshimit të emblemës së Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.