Arbëri

Drejtori në Milloshevë fton nxënësit në mësim, mësimdhënësit s’e përfillin

Nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në Milloshevë, janë ftuar nga drejtori Emin Kelmendi, të shtunën për të mbajtur mësim.

Mirëpo, për një gjë të tillë nuk janë pajtuar edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Ndonëse nxënësit kishin shkuar për të ndjekur mësimin, mësimdhënësit kanë munguar.

Një bojkot i tillë duket ta ketë shqetësuar drejtorin e shkollës “Hasan Prishtina”.

Ai i nevrikosur, para nxënësve, ka shpërthyer edhe në ofendime ndaj mësimdhënësve, ka treguar për Kohën Ditore, Halil Thaçi, kryetar i qendrës së Vetëvendosjes në Obiliq, gjithashtu prind i katër fëmijëve në këtë shkollë.

Sipas Thaçit i pranishëm ishte edhe drejtori i arsimit së komunës së Obiliqit, Agim Spahiu.

Koha.net ka provuar të kontaktojë këtë të fundit mirëpo ai ka qenë i pa qasshëm.