Arbëri

Banorët e Babushit të Lipjanit duan riparimin e rrugëve të dëmtuara

Banorët e fshatit Babush të Komunës së Lipjanit që nga viti i kaluar po përballen me një varg telashesh derisa kompania “Bechtel-Enka” pas përfundimit të segmentit të autostradës “Arbër Xhaferi” përgjatë këtij fshati i ka dëmtuar rrugët lokale, pastaj ka dëmtuar parcelën e varrezave të fshatit, rrjetin e ujërave atmosferikë, kanalizimin etj.

Kjo kompani pas finalizimit të punimeve në autostradë ka qenë e obliguar sipas një marrëveshjeje që defektet e veta t’i riparonte brenda pak javësh, mirëpo që nga viti i kaluar udhëheqësit e saj nuk u janë përgjigjur kërkesave të vazhdueshme të banorëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët e këtij fshati i ka mbështetur edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për t’i parë për së afërmi dëmtimet në infrastrukturë, të cilat i ka shkaktuar kompania “Bechtel-Enka” derisa është duke e ndërtuar autostradën “Arbër Xhaferi” Prishtinë - Hani i Elezit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.