Investimet kapitale në Viti orientohen në asfalt e trotuare

Investimet kapitale në Viti orientohen në asfalt e trotuare

Feim Azemi 20 April 2019 12:18

Përfaqësues të opozitës në Komunën e Vitisë kanë kritikuar Ekzekutivin rreth planifikimit buxhetor të këtij viti, me arsyetimin se përqindja më e madhe e buxhetit për investime kapitale do të shpenzohet në asfalt, në ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimin publik, si dhe në rregullimin e kanalizimit dhe gropave septike. Ndërsa, në anën tjetër, mungojnë projektet zhvillimore për qytetin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komuna për këtë vit ka në dispozicion 2 milionë euro për investime kapitale dhe në planin e prokurimit për projektet janë paraparë që për asfaltimin e rrugëve rurale të shpenzohen 406 mijë euro, ndërsa për ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimit publik janë planifikuar 330 mijë euro.

Për rregullimin e kanalizimeve dhe gropave septike nëpër vendbanime janë paraparë 265 mijë euro, gjersa në projektin tjetër për rregullimin e rrugëve me zhavorr janë ndarë 190 mijë euro. Kurse për rivitalizimin e ujësjellësve është paraparë një shumë më e vogël, e cila është 90 mijë euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme