Prizreni do të bëhet me pesë parqe të reja në lagjet e vjetra Foto: Koha

Prizreni do të bëhet me pesë parqe të reja në lagjet e vjetra

Fisnik Minci 20 April 2019 11:23

Komuna e Prizrenit dhe OJQ “EC Ma Ndryshe” të premten kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për projektimin dhe realizimin e pesë hapësirave publike në përputhje me kërkesat e komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pesë parqe parashihet të jetësohen në lagjet “Bazhdarhane”, “Dardania”, “Ortakoll” dhe “Lakuriq”, me ç’rast te kjo e fundit do të realizohen 2 sosh.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se organet komunale në saje të kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë nga përvoja e EC-it dhe e “UN Habitatit” për dizajnimin e hapësirave publike në Prizren, të cilat projekte më pastaj do të zbatohen bashkërisht.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme