Gjilani cakton Velikincën si lokacion për tregun e ri të kafshëve Foto: Koha

Gjilani cakton Velikincën si lokacion për tregun e ri të kafshëve

Feim Azemi 20 April 2019 11:50

Në Komunën e Gjilanit është caktuar lokacioni për tregun e kafshëve, i cili do të shtrihet në fshatin Velekincë, në një sipërfaqe prej 2 hektarëve tokë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjersa për ndërtimin e infrastrukturës së tregut të ri është nënshkruar edhe një memorandum ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe pushtetit komunal të Gjilanit për realizimin e projektit të përbashkët për zhvillimin e infrastrukturës për bujqësinë, duke ndërtuar tregun e ri të kafshëve në këtë komunë.

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Tregu” në Gjilan, Avdyl Jerliu, ka deklaruar se përveç krijimit të tregut të ri të kafshëve, ata parashohin edhe krijimin e tregut për rërën dhe lëndët djegëse.

Ai ka shtuar se pas caktimit të lokacionit Komuna do të udhëheqë edhe fazat e tjera të projektit, që kanë të bëjnë me investimet në tregun e kafshëve, i cili do të plotësojë kriteret.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme