Opozita e Ferizajt akuzon ekzekutivin për keqmenaxhim të parasë publike

Opozita e Ferizajt akuzon ekzekutivin për keqmenaxhim të parasë publike

Agim Ademi Agim Ademi 20 April 2019 10:24

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësimet e saj dhe të qytetarëve me arsyetimin se ekzekutivi i Komunës së Ferizajt, i udhëhequr nga kryetari Agim Aliu, po vazhdon ta keqpërdorë paranë publike dhe njëkohësisht po vazhdon të abuzojë në mënyrë të kundërligjshme me punësime të ndryshme nëpër ndërmarrje publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, nëpërmjet kësaj komunikate ka thënë se subjekti i tyre opozitar asnjëherë nuk e ka akuzuar Komunën nga këndi kritik opozitar, por të gjitha shkeljet e deritanishme të qeverisjes së PDK-së në Ferizaj janë të argumentuara në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Ndërmarrja publike K.R.U. “Bifurkacioni” përveçse po përballej me kriza financiare pasi që është stërngarkuar me punësime të militantëve dhe familjarëve të qeverisjes lokale, gjatë periudhës së fundit kohore janë bërë një varg shkeljesh të ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjin Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

“Veprimet e tilla të kundërligjshme me çështjen e punësimeve janë goditje dërrmuese për shpresën dhe aspiratat e qytetarëve për një komunë të drejtë dhe mundësi të barabarta”, ka thënë Kokollari.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme