Arbëri

Haskuka e Muharremaj pastrojnë zonën mes dy komunave

Kryetarët e Komunave të Prizrenit dhe të Suharekës, të premten, kanë marrë pjesë në një aksion të përbashkët të pastrimit të mjedisit, në zonën mes dy komunave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka theksuar se ideja për aktivitet ka lindur gjatë konferencës me temën “Adaptimi i komunave në ndryshimet klimatike”, ku pos tjerash është thënë se ndotja e mjedisit paraqet njërin prej problemeve në këtë drejtim.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka theksuar se qëllimi kryesor i këtij aksioni është vetëdijesimi i qytetarëve. Sipas tij, përkushtimi për një ambient më të pastër dhe më të gjelbër do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)