Arbëri

VV-ja e LDK-ja rifunksionalizojnë koalicionin në Prizren

Grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, të premten kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të cilit janë pajtuar për disa projekte të ardhshme të pushtetit lokal.

Kësisoj edhe kanë lënë prapa vetes mosmarrëveshjet e mëparshme, që patën kulmuar me bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të KK-së së Prizrenit, ku nisma për bashkëpunimin ndërkomunal Prizren-Mamushë nuk ishte shqyrtuar për mungesë kuorumi, e që kishte rezultuar me humbjen e një donacioni të MAPL-së prej 350 mijë eurove, shkruan sot “Koha Ditore”.

takim pos kryetarit Haskuka e 6 këshilltarëve të LDK-së kanë marrë pjesë edhe kryetari i Degës së LDK-së, Haxhi Avdyl,i dhe drejtori i Shëndetësisë nga radhët e LVV-së, Visar Shehu.

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, të premten në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi pas takimit të këshilltarëve të partisë së tij me kryetarin Haskuka, duke theksuar se ka pasur bashkëbisedim dhe shkëmbim të frytshëm të informatave për projektet e ardhshme që e presin Prizrenin. Avdyli ka theksuar se në takim është konfirmuar “edhe një herë angazhimi i përbashkët i të gjithëve në të mirë të interesave të qytetarëve prizrenas ku do dominojë qeverisje transparente, zhvillimi ekonomik, infrastrukturë moderne, pa afera e pa korrupsion”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)