Peticion kundër laurës e taksës për vizitorë në Grykë të Rugovës Foto: Koha

Peticion kundër laurës e taksës për vizitorë në Grykë të Rugovës

Ilir Osmanaj 20 April 2019 08:55

Komuniteti rugovas ka nisur aksionin e mbledhjes së nënshkrimeve në qytetin e Pejës dhe fshatrat e trevës së Rugovës për të kundërshtuar ndërtimin e laurës në kilometrin e tretë dhe pagesën e taksës për vizitorët e asaj treve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur të mërkurën dhe deri tash, siç tregon Agron Nikçi, kryetar i njërës prej dy bashkësive territoriale në Rugovë, janë mbledhur mbi një mijë nënshkrime.

“Kemi marrë vendim ne dy bashkësitë territoriale për peticion. Përveç mbledhjes së nënshkrimeve në qendër të qytetit, secili kryetar i fshatrave të Rugovës është obliguar të mbledhë nënshkrime edhe shtëpi për shtëpi në Rugovë. Mbledhja e tyre do të zgjasë deri të mërkurën, sepse me këtë peticion ne po duam ta kundërshtojmë taksën që është paraparë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thotë Nikçi.

Ky peticion pastaj, siç thotë ai, së pari do t’i dorëzohet Kuvendit Komunal në Pejë, së bashku me kërkesën që të thirret edhe një seancë e jashtëzakonshme për këtë çështje pasi, sipas tij, Kuvendi si organ ka autoritet që të kërkojë nga niveli qendror anulimin e taksës për vizitorë në Rugovë.

Ky peticion do t’i dorëzohet edhe Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Pyjore dhe drejtorisë së parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ngase, sipas Nikçit, nuk ka logjikë që të ketë pagesë në një rrugë magjistrale, pasi ajo rrugë e Rugovës është vazhdimësi e magjistrales M9.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme